Tre deputetet e Partisë Socialiste që nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për plagjiaturën

Vendi është përfshirë së fundmi nga një debat i gjerë për degradimin e sistemit arsimor. Studentët që protestojnë prej 11 ditësh po kërkojnë ulje të tarifave të studimit dhe në të njëjtën kohë përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.

Paralelisht me këto kërkesa, intelektualë të ndryshëm po bëjnë thirrje për vetting të pedagogëve, ndërkohë që jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as politika.

Deri më tani janë të paktën katër deputete dhe një ish-zv/ministër i Arsimit që janë denoncuar për plagjiaturë.

Historia nisi me Ervin Demon dhe Blerina Gjylametin, të dy zyrtarë të mazhorancës socialiste, ndërsa rasti i fundit i denoncuar është plagjiatura e Monika Kryemadhit, kryetare e LSI-së.

Demo mori përsipër përgjegjësinë e skandalit ku ishte përfshirë dhe dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit, por të njëjtën sjellje nuk tregoi Gjylameti.

Blerina Gjylameti nuk është deputetja e vetme e Partisë Socialiste që është denoncuar për plagjiaturë. Studiuesit kanë bërë publike edhe rastet e Mimi Kodhelit dhe Ogerta Manastirliut, të cilat njësoj si kolegia e tyre, po përpiqen ta kalojnë në heshtje këtë skandal.

Përveçse deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Kodheli dhe Manastirliu mbajnë edhe detyra të tjera të rëndësishme, përkatësisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe ministre e Shëndetësisë.

Janë këto deputete që janë kapur në vjedhje, që kanë votuar reformën në arsimin e lartë, dhe që pretendohet se do i japin zgjidhje kërkesave të studentëve për një arsim cilësor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne