Tregtia e diamanteve nën kontrollin e Izraelit, shkak i luftrave civile në Afrikë

Izraeli është një nga importuesit më të mëdhenj të diamanteve në botë, e më pas eksportues i tyre në trajtë të përpunuar. Në qytetin e Ramat Gan, në rrethin e Tel Avivit, në vitin 1948 u formua qendra për përpunimin e diamanteve, ndër më të njohurat në botë. Dhe për këtë arsye, Izraeli vazhdimisht po e zgjeron ndikimin e vet në vendet e Afrikës, kontinentin që mban 95% të rezervave të diamanteve.

Është vlerësuar se Izraeli fiton mes 20 dhe 30 miliardë dollarë në viti nga tregtia e diamanteve. Besohet se eksporti i diamanteve është në mes të 30 dhe 40% të totalit të eksporteve izraelite. Dhe politikani i krahut izraelit, Lat Hajfer thotë: “Prej eksportit të diamanteve, një pjesë e fitimeve shkojnë në financimin e ushtrisë.”

Vitin e kaluar në dhjetor, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione mbi trembëdhjetë tregtarë diamantesh nëpër botë, ku një prej tyre është manjati izraelit Dan Gertler. Ky është një njeri që ka fituar miliarda dollarë në tregtinë e diamanteve në një mënyrë shumë të dyshimtë, dhe në sajë të lidhjeve të mira me Joseph Kabila-n, President i Republikës Demokratike të Kongos.

Por gjëja më e rrezikshme është se ushtria izraelite është përfshirë thellë në tregtinë e diamanteve, ku në të bëjnë pjesë komandantë dhe oficerët e Mossadit.

Këshilli i Ekspertëve të OKB-së, në vitin 2009 akuzoi Izraelin si përfshirë në tregtinë e paligjshme në diamanteve nga Afrika.

Dhe dyshohet se luftrat civile në Afrikë, provokohen nga elementi izraelit pikërisht për shkak të kontrollit të tregtisë së diamantave, siç ka ndodhur në Angola në vitet ‘70-të të shekullit të kaluar, apo në Sierra Leone që zgjati një dekadë.

Në përgjithësi, minierat e diamantve janë të lidhura me shkeljet e të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh që është llogaritur se rreth një milion e gjysmë njerëz punojnë në gërmimet e diamanteve në kushte çnjerëzore. Shpesh shfrytëzohen fëmijët dhe të miturit të cilët janë të detyruar të punojnë në kushte shumë të rënda.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne