Tregu i gazit rus, Lavrov: Komisioni Evropian duhet të japë garanci të forta për Rrjedhën Turke

Rusia ka nevojë për garanci të forta nga Komisioni Evropian për ndërtimin e një tubacioni të gazit tranzit, i quajtut ndryshe si Rrjedha Turke, e që do të shkojë në Evropë – tha të enjten ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, agjencitë raportojnë.

“Ndërtimi i Rrjedhës Turke po përparon sipas planit. Ne po shqyrtojmë opsionet për një zgjatje të linjës në drejtim të Europës”, tha Lavrov.

“Megjithatë, duke pasur parasysh mësimet e trishtuara lidhur me South Stream, një garanci solide ligjore nga Komisioni Evropian është sigurisht të nevojshme”, shtoi ai.

Kreu i diplomacisë ruse tha se Gazprom kishte thyer rekordin në dërgesat e gazit vitin e kaluar në tregun evropian.

“Zbatimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës do të vazhdojnë, duke përfshirë Nord Stream 2 e cila duhet, nëpërmjet rrugës më të shkurtër dhe më të lirë, të diversifikojë furnizimin e gazit për konsumatorët evropianë”, tha Lavrov.

Linja e parë e tubacionit Rrjedha Turke është menduar për furnizimet me gaz në tregun turk dhe tjetri për vendet e Evropës jugore dhe juglindore.

Kapaciteti i çdo linje është 15.75 miliard metra kub gaz në vit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne