Tregu i shitjes së femrave të huaja në Bahrejn: 499 dinarë për një femër etiopiane!

Tregu i shitjes së femrave shërbëtore emigrante në Bahrejn, është bërë shumë i nxehtë. Në një reklamë marketingu e cila është publikuar kohëve të fundit nga një kompani e Bahrejnit, thuhet: “Na ndiqni neve, na bëni Share dhe fitoni një femër shërbëtore nga Etiopia”.

Ky tekst pas disa ditëve dhe pas protestave të gjera, ka rezultuar me ndëshkimin e kësaj kompanie, mirëpo sipas aktivistëve shoqëror, këto reagime në asnjë mënyrë nuk janë të mjaftueshme. Bahrejni ashtu sikur shumë vende të tjera arabe të Gjirit Persik, pjesën më të madhe të fuqisë punëtore e siguron nga emigrantët e ardhur nga vendet e tjera, sidomos nga vendet e varfëra afrikane dhe të Azisë Juglindore. Femrat shërbëtore në fillim në vendin e tyre pranohen nga kompanitë vendase në Indonezi dhe Etiopi dhe pasta vendosen të punojnë për këto kompani në shtëpinë e punëdhënësit. Zonja Selman, një aktiviste e të drejtave të femrave dhe fëmijëve në Bahrejn, në reagim ndaj kësaj reklame, ka deklaruar: “Ne i trajtojmë femrat shërbëtore të huaja si një mall ose si skllevër”. Ajo shtoi: Kjo reklam nuk është një rast përjashtim, edhe pse në vete konsiderohet një fenomen i ri, mirëpo disa kompani kanë publikuar reklama të ngjashme. Në një reklamë tjetër me rastin e muajt të shenjtë të Ramazanit, këto shërbëtore janë vendosur edhe në lirim!

Në një reklamë të tillë thuhet: “Merreni një shërbëtore, e dyta do të vije falas!” Një kompani tjetër me rastin e muajit të Ramazanit, ka publikuar një reklamë për lirimin e femrave shërbëtore të huaja në të cilën thuhet: “499 dinarë në vend të 600 dinarë për një femër etiopiane”! Është shumë e qartë se ky është një treg për shitjen e femrave”. Në bazë të statistikave të publikuara nga vëzhguesit e të drejtave të njeriut, deri më tani vetëm 30% e rasteve të ankesave të femrave shërbëtore janë shqyrtuar në gjykata./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne