Vetëm dy ditë pas aksidentit në Golem, treni i Linjës Tiranë-Durrës është përfshirë në një tjetër aksident gjatë pasdites së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 18:20, në vendin e quajtur Ura e gërdecit, ku treni është përplasur me mjetin me targë AA181PJ.

Në mjet ndodhej drejtuesi me inicialet F.S. dhe djali i tij 11-vjeçar A.S., i cili ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

Aktualisht i mituri është transportuar për në spital, ku po i jepet ndihma mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

11