Tri vajza janë gjetur të vdekura në kufirin grek, ja çfarë dyshohet

Tri vajza, origjina e të cilave nuk bëhet e ditur ende, janë gjetur të vdekura në Greqi. Ato u gjendën vetëm pak metra larg lumit Evros, që ndan vendin nga Turqia.

Trupat janë gjetur në një fushë nga një kalimtar, jo shumë larg njëri-tjetrit. Trupat ishin në një rrugë që përdorej për kalimin e emigrantëve nga Turqia, drejt Greqisë.

Burime pranë policisë greke bënë të ditur se të tri gratë u gjetën me plagë në trup, ndërsa dyshohet se mund të jenë përdhunuar, para se të vriten. Por policia konstatoi se është ende herët për të dalë në konkluzione.

Dy prej tyre ishin 15 dhe 18 vjeç, ndërsa policia thotë se ka dyshime që femrat kanë pasur lidhje familjare me njëra-tjetrën, dhe se shkaqet e vrasjes së tyre nuk dihen ende.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne