Tronditëse/ Berisha denoncon me emra: Ja pse hesht policia për të mbyturit me skafe

Ish-kryeministri, Sali Berisha, sot, duke ju referuar qytetarit dixhital ka denoncuar arsyen se pse policia fsheh numrin real të të mbyturve në det, gjatë periudhës së fundit.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Berisha ka denoncuar dy raste ku qytetarë të ndryshëm, denoncojnë me gjasë atë se çfarë po ndodh në qytetin e Vlorës.

Referuar denoncimeve të ardhura në adresën e tij, ai, shkruan se policia po fsheh arsyen e dhjetra djemve të mbytur në det me skafet e trafikut të kanabisit.

Çunat e krimit heshtin per te mbyturit me skafe!

Qytetaret dixhital denoncojne:
Fshejen kriminale nga policia te dhjetra djemve te mbytur ne det me skafet e trafikut te kanabisit! Lexoni vet mesazhet e qytetareve dixhital! sb

“Pershendetje zoti Berisha!.Keni bere gjene me te mire duke denoncuar se cpo ndodh ne Vlore.Jane te pakten 40 te mbytur te humbur sepse po degjojme njerezit dhe te njohurit nuk duken me ….Shteti nuk flet…Rama na krahason me emigrimin e Italianeve ne Amerike…Qesharake,Mire vete ka rrjedhur!!/Por na merr dhe ne per me te rrjerdhur se vetja e tij!!.Ne Vlore Roland Shyti nipi i Aredin Shytit nis te pakten tre kater gomone ne nate drejt brigjeve…Dhe shteti asgje!!..Jo vetem kaq..Por e mbrojne..Te mbrohet nje terrorrist qe i ka bere te 99 shtetit individeve???…Dhe kryeministri te na krahasoje me Italine.kjo eshte nuk di si tia vesh emrin!!.Pershendetje zoti Berisha.,Zoti na dhente fuqi kunder te keqes”

“I Nderuar Doktor Berisha! Uroj te jeni mire Ju e familja Juaj! Doja te ndaja me Ju nje informacion te sigurte e kofidencial,policia e shtetit po mban te fshehte nje skandal, duke mos deklaruar numrin e te humburve nga muaji dhjetor e deri me sot,te cilet kan humbur jeten ne det ne tentativ te trafikimit te kanabisit. Kjo eshte mundsia qe Rama u ofroj shqiptareve kanabisin dhe vdekjen vetem e vetem per te pasuruar oborrtaret e tij me 30% qe u mernin trafikanteve, leke qe do sponsorizojne fushaten e 2017, eshte e thjeshte,, vetem sasin e kanabisit qe eshte kapur te llogarisim * 30%,, e kuptoni sa leke do hidhen Doktor,pa llogaritur sasin e pakapur,, dhe sasia qe kapet doktor shitet serisht nga drejtoret e policise se shtetit,, ndaj nuk ka asnje proces verbal dhe prokuroria nuk njoftohet te jet prezent kur “gjoja e asgjesojne” Situata eshte me alarmante nga c ‘duket Doktor. Me Konsiderate .” shkruan Berisha.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne