Tronditëse/ Vret veten politikania shqiptare

Diten e sotme një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo gjatë vitit 2013 kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblenë e Gjilanin.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani. Ai ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.

Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.

Vetëvrasje në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne