Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Shegas.

Viktimë e sulmit ka mbetur Qemal Halla, 41 vjeç. Krimi ka ndodhur para banesës së Hallës, ndërkohë që nuk dihen ende detajet rreth ngjarjes në fjalë. Sipas policisë shtetasi Qemal Halla  ishte fermer dhe nuk njihej si person me precedent kriminal

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë së Lushnjës dhe FNSH. Ndërkohë, raportohet se policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal. Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier në vendngjarje. Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Burimi: BalkanWeb

18