Mbi 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar nga priftërinjtë katolikë në mes të viteve 1946 dhe 2014, zbulon një raport që ka rrjedhur në publik.

Studimi është autorizuar nga vetë Kisha dhe pritet të publikohet më 25 shtator.

Sipas raportit, të publikuar nga Spiegel Online, rreth 1,670 klerikë në Gjermani kanë kryer një formë të sulmit seksual ndaj 3,677 të miturve.

Një zëdhënës i Kishës tha se është “i tronditur dhe i turpëruar” nga gjetjet.

Raporti është i fundit në një seri të gjatë sish, që kanë zbuluar dekada të tëra të abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë në mbarë botën.

Sipas studimit të ri, vetëm 38% e autorëve të dyshuar janë ndjekur penalisht dhe janë ballafaquar vetëm me procedura të vogla disiplinore. Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë përdhunim.

Shumica e viktimave ishin djem dhe më shumë se gjysma ishin 13 vjeç ose më të rinj.

Burimi: Koha islame

44