TRT-ja certifikoi kursantët e Akademisë së Medias në Tiranë

Në Tiranë, TRT-ja në bashkëpunim me institucione të tjera turke certifikon kursantët e Akademisë së Medias.

Përmes një ceremonie të zhvilluar në Tiranë u ndanë certifikatat për kursantët që morën pjesë në seminarin trajnues, pranë Akademisë së Medias.

Akademia e Medias u realizua nën bashkëpunimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Institutit turk “Yunus Emre” Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe AKM Medias.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se ky aktivitet u bë i mundur me kontributin e Radiotelevizionit të Turqisë-TRT dhe theksoi se ky medium është një institucion i rëndësishëm që ka shpërndarë gjithmonë informacione për Turqinë.

Instituti “Yunus Emre” në bashkëpunim me TRT-në përgatiti 16 vëllezër dhe motra shqiptare në fushën e gazetarisë, u mësoi atyre se si duhet shkruar lajmi, se si duhet të jetë transparent, se si ai duhet të shkoj sa më shpejt tek lexuesit dhe dëgjuesit në mënyrë të saktë. Këto 16 vëllezër dhe motra të trajnuar do të jenë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë të cilët e duan shumë njëri-tjetrin. Këta gazetarë që u përgatitën këtu, në të ardhmen do të jenë gazetarë që ngjarjet në Shqipëri në mënyrë të saktë dhe të pa anshme do t’ia prezantojnë njerëzve në Turqi dhe anasjelltas”, tha Yörük.

Ambasadori Yörük theksoi se në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare Turqia sot ka një rol të rëndësishëm me politikën e saj të jashtme, siç tha ai, jo vetëm në rajon, por veprimtaria e saj dëgjohet në të gjitha anët e botës…

Në fjalën e tij përfaqësuesi i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) në Shkup, Bynjamin Shahin, tha se media sot ka arritur një forcë që ndryshon formën e çdo gjëje.

Sot ka shumë institucione si shtetërore ashtu dhe private që bëjnë lajme dhe shumica e tyre kanë dalë nga TRT-ja. TRT ka bërë gjithçka pa pritur ndonjë përfitim nga të tjerët, por e ka bërë për qëllime të njerëzve. TRT me 14 kanalet sot vazhdon të konkurroj në botë. Mesazhet që doni të jepni, jepni shkurt, sepse nëse i zgjasni nuk kuptohen. Mesazhi më i shkurtër është ai që ndikon më shumë. Shpresoj që gazetarët e rinj kanë mësuar gjithçka dhe ju uroj suksese”, tha Shahin.

Ndërsa, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, në fjalën e tij tha se media është një ndër sektorët më të rëndësishëm.

Ne u munduam që për të ardhmen të ndërtojmë ura për të bashkuar me njëri-tjetrin. Me këtë qëllim organizuam Akademinë e Medias për 10 ditë”, u shpreh Demirbaş.

Editori i AKM Medias, Malik Hasa, tha se uron që Akademia e Medias të kthehet në një traditë sepse sipas tij është e nevojshme…

Pjesë e këtij aktiviteti ishte presidenti i AKM Media, Fethi Kaya, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sulë Ukshini, dhe shumë përfaqësues të medias dhe gazetarisë shqiptare.

Në këtë trajnim 10 ditor kanë marrë pjesë 16 gazetarë dhe studentë shqiptarë që studiojnë për gazetari, ndërsa nga ekspertët e medias nga Turqia dhe Shqipëria janë trajtuar disa tema, si përgatitja e lajmeve, etika në gazetari, roli i gazetarit, elemente të nevojshme për të folurit në publik dhe tema të tjera.

***

Pas kësaj ceremonie, “Zëri i Turqisë”-TRT Shqip realizoi një intervistëme reporterin e njohur të kanalit TRT Turk, Ali Artmaz.

-I pyetur se cilat janë përshtypjet e tij për ecurinë dhe përfundimin me sukses të këtij seminari trajnues, z. Artmaz tha: 

“…Ky është një program i rëndësishëm që është zhvilluar ndërmjet TRT-së dhe institutit “Yunus Emre”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sepse mediat gjithmonë kanë nevojë që ta përmirësojë veten e saj si dhe të japin informacion të saktë njerëzve.

Në lidhje me këtë TRT-ja ka një përvojë 50 vjeçare. Dhe ne u munduam që tërë këto eksperienca që ka TRT-ja në tërë këto vite, t’i kalojmë studentëve ose punonjësve të cilët punojnë në mediat shqiptare. Duhet të nënvizojmë edhe këtë që ky nuk ishte vetëm një arsim klasik ose teorik. Ka pasur vende ku kemi shkuar për të bërë lajme ose transmetime të rëndësishme live, ka pasur raste kur jemi marrë edhe me jetën e personazheve të rëndësishëm në Shqipëri dhe mund të them me plotë bindje që studentët që morën pjesë si dhe pjesëtarët e mediave që erdhën për trajnim kanë qenë shumë të zellshëm për të mësuar dhe në fund të programit pasi realizuam dy buletine lajmesh apo edicione informative mund them këtë që: njerëzit shqiptarë janë njerëz shumë të zgjuar dhe me shumë aftësi. Si përfundim, them se edhe unë mësova diçka, pasi çdo njeri mëson nga një histori, gjithashtu edhe për ta këto ishin eksperienca ose prova të reja duke filluar që nga gazetaria live në terren, në protesta dhe deri aty ku shkuam dhe përshkruam jetën e personazheve të veçanta…”.

-Ndërsa, në lidhje me pyetjen se a mundet që media shqiptare të arrij të bëhet një media gjigante dhe në përgjithësi e besueshme siç është TRT-ja dhe media të tjera të njohura botërisht, ai tha:

“…Së pari zhvillimi i mediave varet nga zhvillimi i vendeve ku ato ndodhen. Shqipëria ose edhe vendet e tjera të Ballkanit janë nga ato vende ku tregojnë zhvillim dhe sidomos në fushën e medias këto zhvillime ndryshojnë, por ky është një tranzicion që vazhdon. Mund të keni anën teknike ose tabanin e krijuar, por më e rëndësishmja është të keni njerëz të kualifikuar. Kështu që për të patur më shumë në këtë pjesë si dhe për të patur më shumë rol zhvillimor, duhet të keni më shumë zhvillim në universitete, në vende ku ka të bëjë me studentët. Por me aq sa pashë ose konstatova në Shqipëri ka një grup medias ose studentësh që janë të rinj. Besoj se edhe vitet e ardhshme nëse vazhdohet me këtë ritëm besoj se edhe mediat shqiptare kanë për të arritur aty ku janë mediat e tjera. 

Ajo që sugjeroj është që studentët dhe punonjësit e mediave në të cilën punojnë në botën e medias do të ishte më mirë që ata të trajnoheshin diku jashtë ose të ambientoheshin me botën, diku jashtë Shqipërisë. Dhe me çdo ditë që kalon ata do të aftësoheshin më shumë…”.

-Në fund, reporteri i kanalit TRT Turk, Ali Artmaz përmes valëve të Radio “Zëri i Turqisë” dha këtë mesazh:

“…Në Turqi kohët e fundit është një fjalë që përdoret shumë: “Gjeografia e zemrës”,  do të thotë që: kur njerëzit janë larg, gjithsesi ata janë në pjesën e zemrës dhe ose ndryshe në pjesën e gjeografisë së zemrës dhe Shqipëria zë një vend shumë të rëndësishëm tek ne.

Këtu në Shqipëri mund të shikojmë shumë ndërtime ose trashëgimi të Shtetit Osman. Kemi shumë ushqime të përbashkëta, shumë fjalë të përbashkëta dhe shumë kultura të përbashkëta. Madje duke qenë në Tiranë dhe Shkodër ju mund ta ndjeni veten njëlloj sikur jeni në  Stamboll ose në Bursa. Kohët e fundit edhe marrëdhëniet politike si dhe ato sociale, madje edhe ato ndërmjet shoqërive janë mjaft të afërta. Dhe duhet ta theksojmë këtë se në Turqi ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri. Me miqtë tanë shqiptarë në Turqi kemi marrëdhënie mjaftë të ngushta dhe duam që këto marrëdhënie mjaftë të mira t’i ndërtojmë edhe këtu në Shqipëri.

Në fund, gjithë miqve dhe vëllezërve tanë këtu në Shqipëri i përshëndesim…”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne