Trump dështon në gjetjen e mbështetjes për zonat e kontrolluara nga YPG/PKK-ja në Siri

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pretendoi se nuk gjeti përkrahjen e duhur nga vendet evropiane dhe arabe për zonat e kontrolluara nga organizata terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane gjatë procesit të tërheqjes së trupave të saj nga Siria.

Në një lajm që përcjell gazeta amerikane “The Wall Street Journal” të bazuar në deklaratat e zyrtarëve amerikan dhe të huaj, thuhet se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump deri më sot prej 21 vendeve ka kërkuar të dërgojnë trupa në Siri ndërsa pretendohet se gjysma e këtyre vendeve nuk u përgjigjën në mënyrë pozitive.

Në lajm thuhet se zyrtarët në fjalë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, deklaruan se pjesa tjetër e vendeve premtuan mbështetje të vogël.

Administrata e Trumpit deri më sot ka zhvilluar dy raunde zyrtare të bisedave me aleatët evropianë, ndërsa thuhet se zyrtarët amerikanë raundin e parë të takimeve e zhvilluan në janar në kryeqytetet e Anglisë, Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Australisë, Norvegjisë dhe Belgjikës.

Bëhet e ditur se administrata e ShBA-së gjatë javëve të kaluar ka zhvilluar bisedime me 14 vende evropiane prej të cilave ka kërkuar mbështetje logjistike, mbështetje në trajnime ushtarake dhe mbështetje financiare me qëllim të vendosjes së stabilitetit.

Tërhiqet vëmendja që shumica e vendeve evropiane për shkak të presioneve të brendshme politike dëshirojnë të marrin pjesë vetëm në luftën kundër DAESH-it, por nuk duan të jenë pjesë e procesit pas DAESH-it në Siri, ndërsa disa vende presin që ShBA-ja të publikojë detajet e strategjisë në Siri, ndërkaq vendet tjera bënë të ditur se në vend të operacioneve ushtarake do të mund të mbështesin vetëm çështjet e ndihmave humanitare.

Në anën tjetër mbrohet qëndrimi që ShBA-ja nga vendet arabe ka kërkuar të ofrojnë ndihma të tjera jofinanciare dhe joushtarake.

Dështimi i administratës së Trumpit për të gjetur mbështetje nga aleatët dhe partnerët për zonat e kontrolluara nga YPG/PKK-ja, vë theksin edhe në komplikimin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

Ndërkaq dështimi i ShBA-së për gjetjen e mbështetjes në Evropë, tërhoqi vëmendjen në bisedimet që po zhvillohen me Turqinë për formimin e zonës së sigurt në verilindje të Sirisë.

Një zyrtarë amerikan i mbrojtjes në prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se “Në bisedimet me Turqinë për çështjen e zonës së sigurt në Siri u arrit në progres në krahasim me çështje tjera”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne