Trump dështon përballë fuqisë bërthamore të Koresë së Veriut

Konfrontimet verbale mes Koresë së Veriut dhe Amerikës kanë dëshmuar se Trump ka dështuar përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Ditë më parë, Koreja Veriore ka ftuar gazetarët e huaj që të jenë të gatshëm për të mbuluar dhe transmetuar një ngjarje të madhe të rëndësishëm. Kjo është në kohën kur 200 gazetarë të huaj të vendosur në Penian, kryeqytetin e Koresë Veriore, po përgatiten për ta mbuluar dhe transmetuar e ngjarjen e madhe ditën e shtunë me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Kim Il-Sung, themeluesit të sistemit shtetëror aktual të Koresë Veriore. Ndërkohë agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se akoma nuk dihet se veprimi të Penianit për mbledhjen e gazetarëve të huaj mund të jetë i lidhur me programin bërthamor të këtij vendi ose jo. Në rast të provokimeve ushtarake, politike ose ekonomike nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koreja Veriore do të kryejë “sulm preventiv”, ka paralajmëruar të premten nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë koreanoveriore.

Koreja Veriore ka deklaruar se Amerika duke derdhur “lot krokodili” dhe me ndihmën e të tjerëve, përveç dërgimit të pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të saj në Gadishullin Korean, synon të arsyetojë praninë e saj në rajon. Nga Koreja Veriore më herët ishte thënë se “SHBA-të do të kenë luftë nëse zgjedhin ashtu”, derisa nga Pekini dhe Kremlini ishte porositur se është e domosdoshme që të ulen tensionet. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, janë shtuar tensionet në Gadishullin Korean, sidomos kur merret parasysh fakti se edhe Kina që konsiderohet aleati kyç i Penianit, është shprehur e interesuar për të bashkëpunuar me Uashingtonin në lidhje me çështjen e Koresë Veriore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne