Trump do bëjë ‘një sy qorr’ për vrasjen e gazetarit saudit

Komentet e Donald Trump mbi hetimet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tregojnë se ai do të  bëjë ‘një sy qorr’ për incidentin, tha ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Të martën Trump tha se do të mbetej një “partner i palëkundur” i Arabisë Saudite.

Duke folur për CNN turk, Cavusoglu u shpreh se SHBA nuk e kishte informuar Turqinë për një regjistrim audio në lidhje me vrasjen e Khashoggi. Kjo erdhi një ditë pasi mediat turke raportuan se CIA kishte një regjistrim në të cilin Princi i Kurorës jepte urdhër për të  vrasjen e Khashoggi.

“Ai do të mbyllë njërin sy pavarësisht çdo gjëje,”-deklaroi ministri i jashtëm turk.

Cavusoglu shtoi se nuk kishte arsye që presidenti turk dhe Princi i Kurorës të mos të takoheshin gjatë një vizite në Argjentinë javën e ardhshme për samitin e G-20, duke shtuar se vendimi përfundimtar ishte Erdogan./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne