Trump do takojë Putinin dhe Erdoganin

Presidenti i SHBA Donald Trump është planifikuar të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në margjinat e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Presidenti francez Emanuel Macron, i cili organizon ceremonine e njëqindvjetorit te fundit të Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor në Paris, dëshiron që në këtë ceremoni të shohë qasjet nacionaliste të disa prej udhëheqësve botërorë që kërcënojnë vlerat e demokracisë liberale dhe multilateralizmit.  Macron ka folur tashmë për kthimin në qasjet qeverisëse të viteve 1920, nga frika dhe shqetësimi. Në margjinat e ceremonisë, presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet me presidentët e Turqisë dhe Rusisë. Një nga çështjet kryesore në takimin midis udhëheqësve rusë dhe amerikanë do të jenë sanksionet ekonomike të Uashingtonit kundër Moskës. Po ashtu pritet që Trump të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe ky do të jetë takimi i tyre i parë pas vrasjes së gazetarit disident saudit Xhamal Khashoggi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne