Trump: Duhet të jemi më të ashpër ndaj Phenianit

Donald Trump nuk i kursen kërcenimet për Korenë e Veriut.

Këtë herë, presidenti amerikan, nuk ka mundur të përmbahet, duke tejkaluar cdo parashikim, pas testeve bërthamore të Koresë së Veriut, që Amerika, i ka interpretuar si presion e kercenim. “Koreja e Veriut nuk mund te kercenojë me SHBA-në, ata do të përballen me zjarr e tërbim që bota nuk ka pasur mundësi t’i shohë kurrë më parë. Sinqerisht ,ata do te perballen me zjarr , terbim e fuqi.” Vetem 24 orë më parë, Koreja e Veriut, iu kundërpërgjigj ashpër, asaj që e cilësoi komplot i urryer i SHBA-se për të izoluar Phenanin. Autoritetet e shtetit komunist, premtuan se hakmarrja e tyre do te isdhte 1.000 here me e madhe. Në një komunikate për shtyp, shteti komunist thekson se masat e Kombeve te Bashkuara nuk do ta detyrojnë vendin të bëjë lëshime mbi programin e tij berthamor./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne