Trump është thyer nga Kompleksi i Ushtrisë e Sigurisë: Rreziku i Luftës Bërthamore

Nga Dr. Paul Craig Roberts

Për të mbrojtur veten nga kompleksi ushtarak e i sigurisë, Presidenti Trump ka braktisur synimin e tij të mëparshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë.   Sikurse ideologjia neokonservative ka nevojë për hegjemoni amerikane, kompleksi ushtarak e i sigurisë ka nevojë për një armik për të justifikuar buxhetin vjetor prej 1,000 miliardë dollarësh.  

Regjimet e Clinton, George W. Bush dhe Obamës e kanë shnderuarr Rusinë në armik.   Trump synonte ta ndryshojë këtë, por është parandaluar.  

Russiagate është orkestrimi i përdorur për të detyruar Presidentin Trump të nënshtrohet.

Si Stephen Cohen dhe disa të tjerë edhe unë kam theksuar, se rreziku i luftës bërthamore nga konfrontimi i orkestruar me Rusinë është më i larti ndonjëherë, me situatën që sot është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftohtë.   Gjatë Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Moska punuan për të reduktuar tensionet dhe për të ndërtuar besimin, por në shekullin 21 Uashingtoni ka shkatërruar besimin.

Rusët kanë qenë shumë të durueshëm dhe kanë shmangur luftën në përgjigje të ofendimeve dhe provokimeve të Uashingtonit, por tani ata shpallin se “durimi rus është në fund” ( shih këtë) .

Andrey Kortunov fajëson Trump, por problemi është te neokonservatoret, kompleksi ushtarak e i sigurisë, dhe media lavire, një kombinim që është provuar të jetë shumë i fuqishëm ndaj një kombinimi të një presidenti të thjeshtë. Partia Demokratike dhe liberalja/progresi/e majta janë bashkëpunëtore në tragjedi.   Ato kanë lejuar urrejtjen e tyre për të shkatërruar gjykimin me pasojat që lufta bërthamore përsëri kërcënon jetën në tokë.

Ky artikull u botua fillimisht në faqen e blogut të autorit: Paul Craig Roberts Instituti për Ekonominë Politike./ globalresearch/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne