Trump i drejtohet vendeve arabe: Do t’iu detyrojmë të jepni para!

Presidenti i Amerikës ka theksuar se ky vend ka humbur 7 miliardë dollarë në Lindjen e Mesme dhe në shkëmbim të tyre, nuk ka fituar asgjë.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës gjatë fjalimit të tij në shtetin Michigan, deklaroi: “Mendoni pak, ne kemi shpenzuar kotë 7 miliardë dollarë në Lindjen e Mesme pa fituar asgjë në shkëmbim të tyre. Ne praktikisht kemi shkatërruar ISIS dhe asnjë ushtri nuk është sikur ushtria jonë, ndërkohë që disa vende të pasura thonë: “ne jemi lodhur dhe nuk dëshirojmë të paguajmë para”. Ne do t’i detyrojmë ato vende që të shpenzojnë, prandaj ato vende do të shpenzojmë. Ata si nuk dinë të shpenzojnë paratë?!” Vlen të theksohet se Trump së fundi ka deklaruar se disa vende të Lindjes së Mesme pa mbështetjen e Amerikës, nuk do të qëndrojnë as një javë. Ai kërkoi dërgimin e forcave nga vende arabe në Siri dhe mbështetje më të madhe financiare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne