Trump ia konfirmon Abasit: Ambasadën do t’a transferojmë në Jeruzalem

Presidenti i SHBA Donald Trump i ka konfirmuar presidentit palestinez Mahmud Abas qëllimin e tij për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, bëri të ditur presidenca palestineze.

Në një thirrje telefonike të martën, Trump “e informoi presidentin Abas për qëllimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”, tha presidenca palestineze në një deklaratë. Deklarata nuk shpjegoi nëse presidenti amerikan ka planifikuar të transferojë menjëherë ambasadën ose në një moment në të ardhmen. Abas, nga ana e tij, “paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të një vendimi të tillë mbi procesin e paqes, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë”, thuhet në deklaratë. “Presidenti riafirmon qëndrimin tonë të fortë se nuk mund të ketë shtet palestinez pa Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e tij në përputhje me rezolutat e së drejtës ndërkombëtare dhe iniciativën arabe për paqe,” shtoi presidenca palestineze. Të hënën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Trump “ka qenë i qartë për këtë çështje” dhe shtoi: “Nuk është çështja nëse ambasada transferohet, por çështja është se kur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne