Trump: Ka ardhur koha që ShBA-ja të njoh sovranitetin e plotë të Izraelit në Kodrat e Golanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri deklarata skandaloze për Kodrat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

“Ka ardhur koha që ShBA-ja të njoh sovranitetin e plotë të Izraelit në Kodrat e Golanit”, ka thënë Trump.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Trump dha sinjalin për hedhjen e një hapi të rëndësishëm nga aspekti i paqes dhe ekuacioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.

Këtë ndryshim të rëndësishëm të politikave të ShBA-së ndaj Lindjes së Mesme Trump e njoftoi me fjalët: “Ka ardhur koha që pas 52 vitesh ShBA-ja të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit ndaj Kodrave të Golanit”.

Ai gjithashtu shtoi se këto kodra “kanë rëndësi strategjike dhe kritike nga aspekti i stabilitetit dhe sigurisë së Izraelit dhe rajonit”.

Pretendohej se udhëheqja e Kryeministrit Benjamin Netanyahu para zgjedhjeve të parakohshme të 9 prillit në Izrael bënte përpjekje që ta bindin Washingtonin për t’i njohur Kodrat e Golanit si “territor i Izraelit”.

Tërheq vëmendjen se në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 të publikuar më 13 mars, në pjesën për Izraelin për rajonin e Kodrave të Golanit përdoret shprehja “territoret e kontrolluara nga Izraeli”, ndërsa më herët këto territore i cilësonte si “territore të pushtuara”.

Rajoni i Kodrave të Golanit mbahet i pushtuar nga ana e Izraelit prej vitit 1967 e këtej.

Ndërkohë Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e falënderoi Presidentin e ShBA-së, Donald Trump pas deklaratës së tij se “Ka ardhur koha që të njihet sovraniteti i Izraelit mbi Kodrat e Golanit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne