Trump kërcënon Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se Koreja e Veriut do të përballet me “një zjarr dhe tërbim” në rast se vazhdon të kërcënojë SHBA-në.
Trump ka bërë deklarata për gazetarët në një klub golfi ku ai ndodhet me pushime në New Jersey.

Presidenti amerikan i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë kërcënimet kundër vendit të tij.

“Koreja e Veriut për të mirën e saj nuk duhet të kryejë më shumë kërcënime kundër SHBA-ve. Ajo do të përballet me një zjarr dhe tërbim të pa vërejtur më parë në botë. Ashtu siç e thashë do të përballet me një zjarr, tërbim dhe forcë të vërtetë të pashembullt”, është shtuar Trump duke shtuar se lideri koreano-verior Kim është shumë kërcënues.

Këto deklarata të Trumpit kanë ardhur pasi gazeta Washington Post kishte pretenduar se Pheniani duke kaluar një prag të rëndësishëm drejt rrugës për tu bërë një fuqi me kapacitet të plotë nuklear, ka prodhuar në mënyrë të suksesshme kokat luftarake nukleare të cilat mund të vendosen në raketat balistike.

Gazeta amerikane në lajmin e saj të bazuar në informacionet e institucioneve të inteligjencës kishte pretenduar se Agjencia e Inteligjencës të Mbrojtjes Amerikane (DIA) ka përcaktuar se qeveria e Koresë së Veriut posedon rreth 60 koka nukleare./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne