Trump i kërkon haraçin Arabisë Saudite

Presidenti i Amerikës deklaroi se Arabia Saudite nuk paguan në mënyrë të drejtë shpenzimet e mbrojtjes që po i bënë Uashingtoni Riadit.

Donald Trump, presidenti i Amerikës në një intervistë me agjencinë Reuters të lajmeve tha: “Amerika në mbrojtje të Arabisë Saudite ka paguar shpenzime të larta dhe ky vend nuk po paguan në mënyrë të drejt shpenzimet e mbrojtjes tonë ndaj këtij vendi”. Këto deklarata të Trump konsiderohen vazhdim të sloganeve të tij elektorale i cili në atë kohë ka kritikuar Riadin se nuk po paguan shpenzimet e duhura në shkëmbim të “ombrellës mbrojtëse të Amerikës”. Ai në vazhdim të intervistës ka thënë se në mes të majit ai ndoshta do të udhëtojë në Izrael dhe Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne