Trump në përgatitje të planeve të reja kundër palestinezëve dhe Jeruzalemit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, megjithë paralajmërimet globale, vazhdon të dërgojë mesazhe negative për popullin palestinez dhe myslimanët në kontekstin e papërgjegjshmërisë së tij ndaj veprimeve në kontekstin e përkeqësuar të polemikave që rrethojnë Lindjen e Mesme.

Origjina e politikave anti-palestineze dhe anti-islamike duhet të kërkohet në besimet e tij si një mbrojtës i krishterë i sionizmit. Në dimensionin ndërkombëtar, presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka besim në asnjë mënyrë në bashkëjetesën dhe në kontrollin e krizave në rajon dhe në botë dhe ka ushqyer këto kriza vazhdimisht. Qëndrimi provokues i Trump-it në njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe vendimi për të transferuar ambasadën amerikane në qytet është një nga këto akte provokative. Megjithatë, sipas informacioneve nga disa burime të besueshme, qeveria amerikane ka në plan që së shpejti të nisë planet më të rrezikshme për Palestinën e okupuar. Në këtë kontekst, Ismail Hanije, kreu i zyrës politike të Hamasit, theksoi se “veprime dhe plane të tilla mund të përfshijnë vendimin amerikan për të njohur Izraelin si një shtet hebre, aneksimin e vendbanimeve palestineze në tokat e tyre dhe anulimin e së drejtës për kthim të palestinezëve të zhvendosur në atdheun e tyre”. Qëllimi kryesor i Trump është të propozojë një njohje të regjimit sionist si shtet hebre, duke siguruar kushte për dëbimin e të gjithë palestinezëve nga territori i Palestinës dhe për parandalimin e formimit të një shteti palestinez me kryeqytet Jeruzalemin dhe në përgjithësi shkelja e plotë e të drejtave të palestinezëve. Me kalimin e kohës shihet një sjellje e biznesmenit të modës së vjetër, i cili duke përdorur titullin e presidentit amerikan, synon të trazojë botën. Disa argumentojnë se qëllimi i vetëm i Trump është të destabilizojë rendin ekzistues me shpresën e arritjes së një situate të re për sionistët në një hije presioni mbi palestinezët. Ne nuk kemi ndonjë pasojë tjetër të këtyre veprimeve të Trump, përveç shpërthimit të Intifadës së tretë Palestineze, e cila filloi si përgjigje ndaj vendimeve të tij kundër Kudsit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne