Trump nga Riadi do ta shpallë formimin e “NATO-s arabe-sunite-islame”

Burimet e regjimit sionist pretenduan se presidenti i Amerikës gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, nga Riadi do ta shpallë krijimin e “NATO-s arabe-sunite-islame”.

Një faqe internetive “Debka Fail” e afërt me organizatën spiunazhe të regjimit sionist, pretendoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, nga Riadi do ta shpallë krijimin e “NATO-s arabe-sunite-islame”. Sipas këtij burimi, Arabia Saudite tregon një përkushtim të madh ndaj vizitës së Donald Trump në këtë vend. Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, ka ftuar krerët e 17 vendeve arabe dhe islame që të shkojnë në Riad për të marrë pjesë në takimin me Donald Trump që do të zhvillohet më 22 maj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne