Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti i Izraelit, Donald Trump firmosi vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, pavarësisht nga reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. “Ky qytet është kryeqyteti i Izraelit” tha Donald Trub dhe shtoi se “Ne nuk mund ta zgjidhim problemin duke përsëritur të njëjtat strategji të dështuara të së kaluarës”.

Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se vonesa në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet nuk ndihmoi në arritjen e paqes.
Trump bëri një rishikim historik të politikave të ndjekura nga paraardhësit e tij dhe theksoi në të njëjtën kohë se Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të përkushtuara për lehtësimin e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për izraelitët dhe palestinezët.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se synon “të bëjë atë që mundet për të ndihmuar në krijimin e një marrëveshjeje të tillë”. SHBA do të mbështesin zgjidhjen e dy shteteve në qoftë se pranohet nga të dyja palët, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne