Trump nuk ndalet me akuza: Meksika është vendi më i rrezikshëm në botë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pretendoi se Meksika është vendi më i rrezikshëm në botë dhe përsëriti kërkesën e tij për ndërtimin e murit në kufi me këtë vend.

Në një postim të bërë nëpërmjet medias sociale Trump shkruan se “Ne kemi nevojë për këtë mur për sigurinë e vendit tonë. Kemi nevojë për këtë mur për të na ndihmuar për të ndalur rrjedhën masive të narkotikëve nga Meksika, e cila vlerësohet si vendi numër 1 më i rrezikshëm në botë. Nëse nuk ka mur, nuk ka as marrëveshje”.

Trump mbrojti qëndrimin se shpenzimet për ndërtimin e murit do të përmbushen në mënyrë indirekte apo drejtpërdrejt nga Meksika, ndërsa shtoi: “Muri është mur, mendimi im paraprak nuk ka ndryshuar apo evoluar. Ndërtimi i murit nuk është planifikuar në vendet e mbrojtjes natyrore si malet, fushat e pambjella ose lumenj të fuqishëm”.

Në anën tjetër Ministria e Jashtme e Meksikës reagoi ashpër ndaj perceptimit për Meksikën “si vendi më i rrezikshëm në botë”, të bërë nga Trumpi.

Në prononcimin e bërë nga Ministria thuhet: “Edhe pse dhuna është njëra prej problemeve kryesore në Meksikë, shprehja se është vendi më i rrezikshëm në botë është plotësisht e gabuar”.

Meksika nuk është e përfshirë në listën e Forumit Ekonomik Botëror të 20 vendeve më të rrezikshme të botës.

Presidenti Donald Trump vetëm 5 ditë pas marrjes së detyrës së tij më 20 janar, nënshkroi dekretin me të cilin parashikohet ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën për të parandaluar “emigrantët e paligjshëm” dhe për të shtuar “sigurinë kufitare”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne