Trump: Poseduesit e armëve kanë një përkrahës të fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka marrë fund periudha 8 vjeçare e shkeljes së të drejtave të poseduesve të armëve në Amerikë dhe tashmë ata kanë një përkrahës të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë 8 viteve të kaluara, administrata e Barak Obamas shkeli të drejtat legjitime të poseduesve të armëve në SHBA”-deklaroi Trump duke shtuar: “Unë kam në dorë projekte të panumërta për përkrahjen e të drejtave të poseduesve të armëve në Amerikë”. Sipas statistikave, rreth 300 milionë armë zjarri ndodhen në duart e qytetarëve amerikanë, pra përafërsisht një armë për çdo banor dhe dhjetëra mijëra civilë amerikanë vriten dhe plagosen çdo vit në incidente të armatosura në mbarë SHBA-të./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne