Trump shkund anëtarët e NATO-s me mashtrimin e mbrojtjes amerikane

nga Finian Cunningham.

Kapua, shefi i madh fluturoi drejt Brukselit, ku shumica i frikësohej më shumë asaj që priste, një shkundje të fortë të anëtarëve të tjerë të NATO-s me një kombinim të shantazhit dhe zhvatjes.

Presidenti Trump dëshiron që të tjerët të kolliten më shumë në shpenzime për “mbrojtjen” që u është ofruar prej Shteteve të Bashkuara. Lideri amerikan i qortoi krerët e shteteve evropiane sikur të ishin disa fëmijë të këqinj, duke i akuzuar ata për shenzime fare të paka në shumë dekada në kurriz të fuqisë ushtarake amerikane.

Trump kritikoi ashpër Gjermaninë. Ai e akuzoi fuqinë më të madhe ekonomike evropiane për të qënurit “e kontrolluar nga Rusia” për shkak të varësisë së supozuar të saj ndaj naftës dhe gazit rus. Trump e përdori akuzën si një formë shantazhi, duke pretenduar se Gjermania i ka dhënë miliarda dollarë Moskës për furnizime energjitike, ndërsa NATO-n e mashtron me pagesat financiare.

Ajo ishte një shfaqje tronditëse e përbuzjes së një presidenti amerikan, e cila nuk ishte parë asnjëherë më parë nga ndonjë udhëheqës i SHBA-së në pothuajse 70 vjet të ekzistencës së aleancës së NATO-s.

“Cdo gjë po shkon drejt çmendurisë”, tha një i dërguar evropian duke iu referuar trazirave të Brukselit të shkaktuara nga Trumpi. Trumpi nuk zmbrapsej. Ai u tha anëtarëve të NATO-s se priste që ata të dyfishonin buxhetet e tyre ushtarake kombëtare në një nivel prej 4 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Kreu titullar i NATO-s, Jens Stoltenberg, u përpoq ta qetësonte Trumpin me kërcenimet e tij duke thënë se anëtarët e tjerë të aleancës po planifikonin të rrisin shpenzimet e përgjithshme me rreth 266 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Disa vëzhgues vunë në dukje se sjellja e Trumpit i ngjante një bosi gangster që shkonte nëpër lagje për të thënë se tarifat e mbrojtjes do të rriteshin.

Christopher Black, një avokat dhe analist me bazë në Kanada, e përshkroi procedurën si reformë radikale amerikane që u imponohej 28 anëtarëve të tjerë të NATO-s.

“Çdo president amerikan është ankuar se SHBA përballet me koston e faturës ndërsa aleatët e saj fitojnë udhëtimin falas. Por asgjë nuk mund ti shpëtojë të vërtetës … Ajo është një aleancë agresive ushtarake e krijuar për t’i shërbyer kryesisht interesave amerikane,” shkroi Black në një koment këtë javë.

Për ta theksuar këtë pikë, këtë javë takimi i NATO-s pranoi të zgjerojë programet e trajnimit ushtarak në Afganistan dhe Irak. Britania dhe Kanadaja do të dërgojnë më shumë forca në këto vende për të lehtësuar trupat amerikane që kanë qenë atje për gati dy dekada.

Pra, Amerika nis luftërat e dyshimta dhe të paligjshme jashtë shtetit të vet, ndërkohë janë vende të tjera që përfshihen për tu dhënë fund konflikteve duke ofruar një mbulim politik dhe gati-ligjor për aventurat imperialiste amerikane.

Në fjalën e tij të hapjes në takimin e nivelit të lartë, Jens Stoltenberg u përpoq ta qetësonte Trumpin e zemëruar, por duke vepruar kështu, ai zbuloi funksionimin e vërtetë të NATO-s. Ndërkohë që i lutej presidentit amerikan për të mos e prishur aleancën, Stoltenberg luajti edhe një rol të rëndësishëm në “ndihmën e projektit të fuqisë amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë”.

Është e vërtetë se buxheti i ushtrisë amerikane përbën rreth 70 përqind të shpenzimeve totale të krejt anëtarëve të NATO-s. Shpenzimet ushtarake vjetore të Amerikës janë rreth 700 miliardë dollarë ose rreth 3.5 për qind të GDP-së së saj. Kjo krahasohet me 43 miliardë dollarë të Gjermanisë ose me 1.2 për qind të GDP-së gjermane.

Por mbrojtja amerikane që u bëhet aleatëve të saj në realitet është shtrembëruar. Shpenzimet e mëdha ushtarake të Shteteve të Bashkuara nuk janë jashtë angazhimit altruist për “mbrojtjen e aleatëve”. Shpërndarja e madhe e burimeve është në funksion të kapitalizmit amerikan, që tregon se si ekonomia e saj dominohet nga një kompleksivitet grotesk i nje industrie ushtarake.

Ajo që Trump po kërkon të bëjë është që anëtarët e tjerë të NATO-s, evropianët dhe Gjermania në veçanti, të mbështesin ekonominë amerikane duke shpenzuar gjithnjë e më shumë para në industrinë ushtarake. Blerja e parashikuar e sistemeve raketore amerikane dhe avionëve luftarakë, si avioni luftarak i mbivlerësuar F-35, do ta ushqejnë ekonominë amerikane si një subvencionim de facto.

Prioritet i Trumpit dhe Amerikës nuk ka të bëjë me “mbrojtjen” e aleatëve. Bëhet fjalë për mbrojtjen e ekonomisë amerikane nëpërmjet rritjes së kontributeve ndaj kapitalizmit amerikan.

Në të gjithë turfullimin e kësaj jave në Bruksel mbi nevojën e domosdoshme që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë gjithnjë e më shumë, ka pasur një mungesë të veçantë të një qëllimi justifikues për nevojën e supozuar.

Jens Stoltenberg foli për mënyrën se si aleanca ishte “përballur me sfidat dhe kërcënimet e pashembullta të sigurisë”. Ishte mantra e zakonshme, “të qëndrojme së bashku të fortë”. Por ajo që saktësisht i përfshinte këto kërcënime specifike nuk u përpunua në mënyrë bindëse.

Stoltenberg tha se rendi i ditës për samitin do të përfshinte: Ngritjen e gatishmërisë ushtarake, rritjen e luftës kundër terrorizmit dhe ndarjen e drejtë të shpenzimeve.

Dita e parë e samitit u mor me grindjen e Trumpit, ku sipas tij evropianët ishin perfituesa në kurriz të SHBA-së. Dita e dytë ishte e preokupuar me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Afganistan, ku luftëtarët talebanë kishin rinovuar ofensivën e tyre kundër forcave qeveritare të mbështetura nga NATO.

Po, sigurisht qe edhe Rusia u aludua si një sfidë sigurie për aleancën ushtarake. Megjithëse Stoltenberg vetëm sa e përmendi shkarazi Rusinë në fjalimin e tij të hapjes, deklarata e samitit përmendi akuzat standarde kundër saj: “Veprimet agresive të Rusisë … sfidojnë Aleancën dhe po dëmtojnë sigurinë euroatlantike dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”. “Rusia po sfidon gjithashtu edhe sigurinë Euro-Atlantike dhe stabilitetin përmes veprimeve hibride, duke përfshirë ndërhyrjen e tentuar në proceset zgjedhore”. Megjithatë, deklarata përsëriti se “NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk përbën kërcënim për Rusinë”.

Fjalimi nënçmues i Trumpit për Gjermaninë si nje vend “rob i Rusisë” kishte nënkuptimin se Rusia ishte kërcënim për sigurinë e Evropës. Megjithatë kjo e gjitha ishte një implikim pa detaje. Trumpi së shpejti do te takohet në Helsinki me presidentin rus Vladimir Putin me shpresën e rivendosjes së marrëdhënieve miqësore. Kjo tregon se pohimi se Rusia është një kërcënim unik për Evropën, vështirë se mund të konfirmohet.

Siç thekson edhe ish-diplomati amerikan James Jatras, “frika ruse” me të cilën NATO vazhdon të shqetësohet, në të vërtetë është një mashtrim i madh i kohëve moderne. Ky mashtrim funksionon duke i dhënë një lustrim justifikimit për shpenzimet masive ushtarake të vazhdueshme të SHBA-së dhe aleatëve te saj të NATO-s.

Pa Rusinë si një telash, nuk do të ishte e mundur që SHBA dhe poterja e saj ushtarake të vazhdonte rrugën e saj. Shtetet europiane po planifikojnë të shpenzojnë rreth 266 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme në NATO. Bashkimi Evropian gjithashtu po e integron më shumë planifikimin e saj infrastrukturor me zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të Rusisë.

Asnjë nga këto shpenzime të pahijshme nuk do të ishte e mundur pa e cilësuar Rusinë si të një lloji unik të rrezikut.

Në të vërtetë, aleanca e NATO-s duhej të ishte çmontuar më shumë se 25 vjet më parë, kur Bashkimi Sovjetik u shemb – qëllimi origjinal i themelimit të saj. Ajo është bërë një imitim qesharak i një organizate mbrojtëse. NATO nuk është gjë tjetër veçse një mbulesë për luftërat ilegale të udhëhequra nga amerikanët dhe një lavanderi gjigande për të hedhur miliarda dollarë në kapitalizmin ushtarako-industrial.

Udhëheqësi amerikan është figura kryesore e kësaj dallavereje që në fund të fundit zhvat qytetarët e zakonshëm të Evropës dhe SHBA-së. Sjellja e Trumpit këtë javë ishte provë e maskaradës./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne