Trump: Të hënën ose të martën raporti përfundimtar mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri me dije të shtunën se një raport gjithëpërfshirës mbi vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi do të jetë gati të martën e 20 nëntorit.

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qytetin e Malibusë, nga ku po ndjek aksionet e shuarjes së zjarreve në pyjet e Kalifornisë.

Ai bëri vlerësime në lidhje me konkluzionin e nxjerrë nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së (CIA) se urdhrin për vrasjen e gazetarit Khashoggi e ka dhënë princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

“Ata s’kanë bërë ende ndonjë vlerësim. Është shumë herët për këtë. Ky nuk është një raport përfundimtar. Në dy ditët në vijim, ndoshta të hënën apo të martën, do të marrim një raport të plotë dhe do të përfundojë tërësisht”, deklaroi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se ka biseduar me drejtoreshën e CIA-s gjatë ditës dhe shtoi se “vrasja e një gazetari është diçka e tmerrshme”.

Sipas tij, raporti për vrasjen e Khashoggit do të jetë i gatshëm të martën.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve përpara udhëtimit të tij në Kaliforni, sa u përket lajmeve se CIA ka arritur në përfundim se urdhrin për vrasjen e gazetarit Khashoggi e ka dhënë princi Mohammad bin Salman, Presidenti Trump pati thënë se ende nuk është informuar ende nga CIA në lidhje me këtë çështje.

“Deri tani na është thënë se ai (Bin Salman) nuk ka rol në këtë rast. Do të presim se çfarë do të na thonë”, qe shprehur presidenti amerikan.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, bëri me dije më pas se Trumpi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomatin Mike Pompeo dhe me drejtoreshën e CIA-s, Gina Haspel.

Ajo mohoi prerazi pretendimet se SHBA-ja ka arritur në një rezultat përfundimtar në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne