Trump u dha myslimanëve një mësim mbi tolerancën!

Abdulbari Atvan

Pas shfaqjes së realizuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad ku “Amerika Islamike” arriti kulmet e saj, një skenë tepër tërheqëse që ka mbetur në mendjen e të gjithëve ka qënë momenti kur presidenti amerikan, Donald Trump, të cilin 48% e amerkanëve dëshirojnë të hiqet nga detyra për shkak të politikave të tij raciste doli në podium për të mbajtur fjalimin e tij në të cilin ka theksuar rëndësinë e tolerancës dhe të barazisë. Trumpi, i cili ka folur përpara 55 arabëve që qëndronin në krye të rradhës në një mënyrë të dyshimtë dhe në prani të udhëheqësit të shtetit islamik, ashtu siç flet një mësues përara nxënësve të tij i ka dhënë mësime të pranishmëve si të luftojnë kundër terrorizmit, si të shterojnë burimet e terrorizmit, si të mos krijohen hapësira për t’i dhënë siguri terroristëve dhe si t’u ndërpritet mbështetja materiale, politike dhe mediatike.

Në fjalimin e tij Trumpi, i cili merr më pak vëmendje se vajza dhe bashkëshortja e tij e bukur në arenën politike, në media dhe në publikun e gjërë e ka vendosur në vendin e parë pikën sipas së cilës janë vetë vendet islamike ato që duhet të mbajnë përgjegjësi të parat dhe duhet të luftojnë kundër “terrorizmit islamik”.

Trump, i cili ka thekuar faktin se është e pashmangshme rëndësia e mbështetjes së bashkëjetesës së kulturave të ndryshme, vuri në pah rëndësinë e luftës kundër çdo lloj terrorizmi dhe radikalizmi. Trump, i cili duket të ketë harruar, apo që të paktën sillet sikur ka harruar politikën e tij të ndyrë dhe raciste sipas së cilës refuzon të bashkëjetojë me islamin dhe myslimanët dhe faktin se i mbylli dyert e shtetit të tij refugjatëve sirianë ka lavdëruar deri në pedestal vendet si Turqia dhe Jordania të cilët kanë mirëpritur në territoret e tyre refugjatët sirianë. Ndërsa vetë Amerika ka vazhduar që të ruajë rolin e saj si një inkubacion për mbajtjen në mbrojtje të radikalizmit, terrorizmit dhe urrejtjes.

***

Pa asnjë dyshim, ndërhyrjet dhe luftrat e Amerikës në botën islamike dhe vendet arabe janë shembulli më i përhapur i terrorizmit të përgjakshëm! Numri i vrasjeve që kanë shkaktuat terroristët të cilët Trumpi ka bërë thirrje që të gjithë bashkë t’i luftojnë dhe që i cilëson si njerëz që “nuk urrejnë askënd tjetër veç vdekjes” nuk është aspak signifikant përballë një krahasimi me numrin e vdekjeve që raketat dhe avionët ushtarakë amerikanë kanë shkaktuar në Siri, Irak, Afganistan, Jemen dhe Libi.

Nëse do të na duhet në analizojmë në mënyrë sa më të drejtë dhe shkencore dhe në të njëjtën kohë nga afër cermoninë e zhvilluar në Riad për mirëpritjen e presidentit Tump, ekzistojnë disa momente tek të cilat duhet të ndalemi:

E para: Fillimisht fakti që Trumpi ka kërkuar bombardimin e lëvizjeve “Hizbullah” dhe “Hamas” me pretekstin se janë organizata terroriste, ve në pah qëllimin e vërtetë të kësaj cermonie, i cili është që përveçse eleminimit të këtyre dy lëvizje duke qënë se janë një rezistencë kundër Izrraelit ede mbledhja së bashkë e të gjithë botës arabe dhe arritja e objektivit për krijimin e një aleance islamikë të ngjashme me NATO-n.

E dyta: Për presidentin e SHBA-së dhe ata që e kanë mirëpritur atë, termi “radikalizëm” do të thotë armiqësi kundrejt Amerikës dhe Izraelit. Ndërsa e përkundërta e saj, e cila është “modernizmi” nënkuptohet nënshtrimi ndaj këtyre dy vendeve dhe ndjektja dhe vënja në jetë e politikave të tyre p asnjëlloj ngurrime duke i pranuar ato si aleatë të fuqishëm.

E treta: Sipas Trumpit, Irani, të cilin vetë presidenti e akuzon si rrënjosës të konfliktit mes sekteve të ndryshme në rajon si dhe përhapjen e shkatërrimit dhe kaosit, luan rolin e mbështetësve të terroristëve dhe se është një armik që duhet luftuar patjetër.

E katërta: Kryetarit të Qeverisë Palestinze, Mahmut Abbas nuk iu dha mundësia e të mbajturit fjalim në podium. Madje askush nuk e ndjeu prezencën e tij. Një gjë e këtillë tregon se si në këtë podium edhe në të ardhmen çështja palestineze do të mbetet jashtë axhendave. Ndoshta presidentit Abbas – pavarësisht faktit se ai është një prej tyre – nuk iu dha mundësia për të folur në mënyrë që të ms e bënte presidentin Trump të mbetej në një situatë të pakëndshme kundrejt Izraelit.

***

“Kulmi në Riad i Trumpit Islamil” nuk do të jetë një “hap i parë i paqes në Lindjen e Mesme dhe në botë”. Po kështu, ajo nuk do të jetë as një fillim për një luftë kundër terrorizmit. Për sa kohë do të vazhdojë shkatërrimet e Amerikës që frymëzojnë terrorizmin do të vazhdojë akomë të derdhet gjak.

Presidenti Trump do të kthehet në strehën e tij në Shtëpinë e Bardhë i mbushur me florinjë, argjendë dhe me gjithë taksat e Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të gjirit. Vetëm me anë të kësaj vizite, Trumpi ka firmosur marrëveshje të cilat do të sjellin fitime neto deri më 500 miliardë dollarë. Për këtë arsye, kjo vizitë e Trumpit do të krijojë mundësi të shumta pune jo për arabët dhe myslimanët që bënë këtë mirëpritje madhështore, që e mbuluan në dhurata, por për vetë shtetasit amerikanë.

Presidenti Trump nuk ka filluar një luftë kundër terrorizmit, përkundrazi ka nxitu një luftë sektare brenda botës islame. Ndërsa viktimat e kësaj luftë do të jenë të gjithë arabët dhe myslimanët pavarësisht përkatësisë së tyre sektare apo racore.

Burimi : M.Ş/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne