Trump: Vepra ime më mahnitëse është Jeruzalemi

Trump i cili dha një intervistë për një gazetë izraelite, kur u pyet për momentin më të paharruar gjatë viteve të para në presidencë, pa hezitim tha: “Mendoj se momenti im më i mahnitshëm është Jerusalemi. Ishte shumë e rëndësishme për mua të përshkruaja Jeruzalemin si kryeqytetin tuaj të bukur. Nuk pendohem për asnjë moment. ”

Duke folur për gazetën ‘Izrael Hayem’ pronar i të cilës është mbështetësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Sheldon Adelson, presidenti amerikan Donald Trump tha se njohja e Jeruzalemit si ‘kryeqyteti i izraelit’ me 6 dhjetor, arriti majën më të lartë gjatë shërbimit të tij në detyrë.

‘JAM NJERI I FJALËS’

Trump i cili nuk interesohet për zemërimin që ky vendim krijoi në vendet palestineze, arabe dhe muslimane, deklaroi se ai ishte gjithmonë një njeri i fjalës dhe këtë e vërtetoi duke njohur Jeruzalemin si “kryeqytetin e Izraelit” në fushatën e tij zgjedhore dhe se nuk është penduar asnjëherë për këtë vendim.

‘KA EDHE PREJ ATYRE QË NUK MË FALËNDEROJNË’

Kur u pyet për momentin më të paharruar gjatë viteve të para në presidencë nga redaktori i përgjithshëm i gazetës, Boaz Bismuth, Trump pa hezitim tha: “Mendoj se momenti im më i mahnitshëm është Jerusalemi. Ishte shumë e rëndësishme për mua të përshkruaja Jeruzalemin si kryeqytetin tuaj të bukur, ishte një vendim shumë i rëndësishëm për shumë njerëz, ata më falënderuan për këtë. Dhe të jem plotësisht i sinqertë, ka pasur edhe nga ata që nuk më falënderuan. Por ky ishte një premtim shumë i rëndësishëm dhe unë e realizova atë. ”

‘PRESIDENTËT E MËPARSHËM NUK E MBAJTËN FJALËN’

Pyetjes se: “A e parashihni që ju do ta njihni Jerusalemin në vitin e parë të presidencës suaj?”, Trump iu përgjigj: “Po, pata thënë se këtë dua t’a bëjë në vitet e para.”, dhe shtoi se presidentët e tjerë, pavarësisht premtimeve të tyre nëpër fushata, ata nuk e morën këtë vendim për shkak se ishin nën presion të madh dhe kishin bërë përpjekje të mëdha për t’i penguar ata.

‘JERUZALEMI NUK ËSHTË MË TEMË E PAZARLLËKUT’

Kur u pyet nga Bismuth se çfarë ka nënkuptuar me fjalinë “njohja e Jeruazlemit nga unë, e largoi atë nga të qenurit çështje e tryezës së negociatave”, Trump u përgjigj se: “E bëra shumë të qartë se Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit, duke e hequr atë nga të qenurit çështje e tryezës së negociatave. Sa i përket kufijve të veçantë, do të mbështes cilindo vendim qe e marrin të dy palët për këtë çështje.”

‘EDHE IZRAELI DUHET TË JAP KOMPROMISE TË RËNDËSISHME PËR PAQE’

Kur u pyet nga Bismuth se “A duhet të bëjë edhe Izraeli ndonjë gjë si këmbim për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të tij nga ju?”, dhe se a pret apo jo nga Izraeli kompromis, Trump tha se: ”Unë mendoj se të dy palët (Izraeli-Palestina) do të duhet të bëjnë kompromise të rëndësishme në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje paqeje.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne