Trumpi krijon aleancën arabo-izraelite kundër Iranit

Në prag të vizitës së Trumpit Arabisë Saudite dhe Izraelit, The Wall Street Journal ka lajmëruar për bisedimet të cilët po bëhen në mes Izraelit dhe disa vendeve arabe. Gazeta amerikane shkruan se bota arabe ka vendos të ndërmerr hapa me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, por supozohet se në këmbim të saj do të kërkojnë nga Izraeli koncesione lidhur me”çështjen palestineze”.

The Wall Street Journal artikullin nuk e ka publikuar rastësish disa ditë para udhëtimit të presidentit amerikan Donald Trumpit në Lindjen e Afërt. Besohet se presidenti amerikan do të propozojë “zgjidhjet e t’ia” për konfliktin izraelito-palestinez, me të cilin sipas mendimeve të gazetarëve amerikan”do të zgjidh problemin endemik i cili po shkatërron rajonin”. The Wall Street Journal shkruan se monarkitë e Gjirit në këtë proces të normalizimit të rajonit mund të kenë role kyçe.

Gazeta amerikane pranon se në përafrimin e petro-monarkive arabe dhe Izraelit nën ombrellën e presidentit Trump shihej si një formë më e thjeshtë e veprimit dhe përmbajtjes të”armikut të përbashkët” Iranit, që është ndoshta edhe pjesa kyçe e strategjisë së Trumpit, pas arritjes së marrëveshjes të vlefshme qindra miliard dollarësh me Arabinë Saudite.

Është e njohur se marrëdhëniet diplomatike në mes Tel Avivit dhe monarkive arabe në përmirësim të duhur disa vite, edhe pse kjo po mundohet të mbahet sekret. Trumpi ka fol për”luftën kundër terrorizmit” por si “faktor kryesor” për rritjen e aktiviteteve terroriste dhe formimin e organizatave terroriste islamike e gjejnë tek Irani, e cila s’ka kurrfarë lidhje me arsyen e shëndosh.

Për Trumpin një skenar për luftën kundër terrorizmit është vendosja e marrëdhënieve pozitive në mes arabëve dhe izraelitëve, posaçërisht në çështjet e sigurisë në Siri dhe Jemen, që po ashtu është një marrëzi e cila nuk vlen të komentohet. Për Izraelin kjo marrëveshje do të thoshte se ka gjet aleatët në zgjidhjen e problemeve bazike në”çështjen palestineze” edhe pse pjesa kyçe e marrëveshjes do të ishte që Izraeli të arrijë aleancë me armiqtë më të mëdhenj të armikut të tij më të madh të tij, Iranit dhe aleatëve të tij.

Burimi : Logiçno/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne