Tsipras: Greqia e vendosur në zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, gjatë takimit të premten me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, përsëriti vendosmërinë e qeverisë greke për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranuar nga të dyja palët në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, me një emër unik që do të përdoret në të gjitha çështjet (erga omnes).

Tsipras u takua me Merkelin në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Sahelin, që zhvillohet në Bruksel.

Sipas burimeve të qeverisë greke, këto bisedime u fokusuan edhe në vizitën e Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, në Gjermani.

Sipas të njëjtave burime, thuhet se Merkel po nxit qeverinë e Shkupit të punojë në drejtim të një zgjidhjeje. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne