Tsipras: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras deklaron nga Bukureshti se Greqia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për çeljen e negociatave. Shefi i qeverise greke e beri deklaratën gjatë një konference të përbashkët me kryeministren rumune Viorica Dëncilë, vendi i së cilës kryeson Presidencën e

Greqia dhe Rumania mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbështesim përpjekjet e këtyre dy vendeve për tu përballur me sfidat e mëdha që kanë përpara, nëpërmjet reformave demokratike, ekonomike duke plotësuar kriteret aderuese për në BE.

Kreu i qeverisë greke shtoi me tej se marrëveshja e Prespës për emrin e ri Maqedonia e Veriut është një model qe duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për zgjidhjen e konflikteve.

Marrëveshja e Prespës jep dinamika të reja në Ballkan dhe është një model bashkëpunimi,i cili tregoi se konfliktet zgjidhen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Kështu ne mund t i japim një perpsektivë paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nër të gjithë Ballkan.

Kryeministri grek bashkë me Presidentin serb Aleksandër Vucic, kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov dhe kryeministren e Rumanisë Viorica Dëncilë u mblodhën në Bukuresht në samitin e shtatë së këtyre katër vendeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne