Tsipras: Me Turqinë duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë datave 5-6 shkurt, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, para vizitës në Turqi dha një reportazh për Agjencinë Turke të Lajmeve Anadolli (AA).

Ai tha: “ Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin tonë”.

Tsipras theksoi se Turqia është duke strehuar 4 milionë refugjatë dhe shtoi se “Kjo gjë duhet të shihet nga bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur fqinjin tonë”.

Kryeministri grek gjithashtu komentoi marrëdhënien e tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku tha se marrëdhënia e tyre bazohet në respekt dhe sinqeritet. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne