Tsipras si Odiseu, fjalim nga Itaka për daljen nga Plani i Shpëtimit

Greqia i jep fund sot zyrtarisht Planit të Shpëtimit, i cili ka drejtuar jetën ekonomike dhe politikat financiare të vendit, që prej vitit 2010.

Ky ishte plani më i madh i shpëtimit, me Greqinë që huazoi mbi 260 miliardë euro nga anëtarët e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa tani vendi mund të bazohet të tregun e bonove, për të financuar ekonominë e saj.

Kryeministri Alexis Tsipras pritet t’i drejtohet kombit me një fjalim të martën, në momentin e daljes, që do t’i mundësojë Greqisë të rifitojë sovranitetin dhe të vendosë politikat e veta ekonomike.

Mediat greke njoftuan se ai do të mbante fjalimin simbolik në në Ithaca, ishullin ku Odiseu u kthye në shtëpi nga lufta e Trojës, pas një udhëtimi 10-vjeçar, sipas tregimit të poetit grek klasik Homer.

Gjithsesi, ndryshe nga partnerët europianë, që e cilësuan një moment feste, daljen e Greqëisë nga Plani i Shpëtimit, Athina filtron pesimizëm, me grekët që e kanë të qartë se makthi do të përfundojë vetëm pas vitit 2060, kur të jetë shlyer tërësisht borxhi ndaj ndërkombëtarëve .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne