Tsipras takon grekët e Stambollit, kërkon rihapjen e shkollës ortodokse

Kryeministri Aleksis Tsipras, në ditën e dytë të qëndrimit në Turqi zhvilloi një vizitë në Shkollën Ortodokse Greke të Stambollit e mbyllur ne vitin 1971.

Ai ishte i shoqëruar nga Patriarku Ekumenik Bartolomeo.

Vizita ringjalli shpresat se ky institucion arsimor do të rihapet sërish dhe do të trajnojë priftërinjtë për komunitetin ortodoks.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sugjeruar se rihapja e saj, varet nga masat që Greqia do të ndërmarrë për të përmirësuar jetën e pakicës myslimane në vendin fqinj dhe rihapjen e xhamisë në Athinë. E themeluar në vitin 1844, seminari Halki ishte qendra e trajnimit për shumë udhëheqës ortodoksë, përfshirë Patriarkun Bartholomeo.

Edhe Bashkimi Evropian e dhe SHBA-të, kane mbrojtur qëndrimin të ditur se rihapja e seminarit historik nxit lirin e fesë dhe lidhet me ambicien e Ankarasë për anëtarësimin në Union.

Tsipras vizitoi edhe Kishën Agia Sofia në Stamboll. Pas vizitës në Turqi dhe takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, që sipas mediave u cilësua si “një vizitë në një vend të minuar” Tsipras udhëton drejt Sofjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne