“Do t’u rezistojmë planeve të Izraelit kundër shkeljeve në Al-Aksa”

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Fatah, Mahmud el-Alul, bëri të ditur se qeveria palestineze dhe Fatah do t’u rezistojnë planeve të Izraelit kundër Jerusalemit dhe kompleksit Al-Aksa.

Alul në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) paralajmëroi se politika e zhvilluar tani nga Izraeli, mund t’i shndërrojë konfliktet në rajon nga “politike” në “fetare”. “Ne refuzojmë çdo lloj të hegjemonisë së Izraelit në Al-Aksa si detektorët apo kamerat”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje se muslimanët nuk do të mbesin prapa mbrojtjes së vendit të tyre të shenjtë, Alul thotë se, “Qeveria palestineze, lëvizja Fetah dhe populli palestinez kanë vendosur që t’i kundërshtojë planet e Izraelit kundër Jerusalemit dhe kompleksit Al-Aksa. Shihet se pushtuesit nuk mund ta kuptojnë dimensionin fetar dhe rëndësinë e Jerusalemit dhe të Al-Aksës për palestinezët dhe gjithë muslimanët. Jerusalemi është vendi i Israsë së profetit tonë”.

Alul thekson se praktikat e Izraelit kundër Al-Aksës kanë aktivizuar instiktet e mbrojtjes së Al-Aksës te populli palestinez.

“Ne pamë se mijëra qytetarë mbrojtën Al-Aksën me jetërat e tyre. Përkundër gjithë ndalesave ata shkojnë në dyert e Al-Aksës. Jerusalemi është i gjithë njerëzisë. Për këtë arsye, ne përveç muslimanëve pamë se edhe të krishterët vinin këtu për ta mbrajtur Al-Aksa-në. Izraeli po e praktikon planin e ndarjes kohor dhe hapësinor për ta marrë kontrollin mbi Al-Aksa-në dhe për ta hebrenjizuar atë duke i përdorur incidentet e ndodhura më 14 korrik ditën e premte. Qëndrimi ynë është i qëndrueshëm. Ky është një vend i fesë islame dhe duhet të jetë nën menaxhimin e fondacioneve islamike”, tha Alul.

“Pushtuesit janë ata që nxjerrin probleme”

Alul tha se të gjitha vendet fetare në Palestinë kanë oazat e tyre të paqes dhe të sigurisë, duke theskuar se, “Pushtuesit janë ata që nxjerrin problem me ushtarët dhe armët. Ata sjellin në xhami tufa të kolonëve. Kjo po u pengon besimtarëve muslimanë. Në fund të fundit po krijon probleme të sigurisë”.

Duke rikujtuar deklaratat e presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, se qeveria palestineze ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet me Izraelin, Alul thotë se, “Deklaratat janë mjaft të qarta. Është marrë vendimi për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me Izraelin përfshirë edhe koordinimin e sigurisë. Palestinezët mund të jenë të rehatshëm”.

Zv/kryetari i Lëvizjes Fatah i bëri thirrje edhe Hamasit për t’u bashkuar kundër kësaj atmosfere të tensionuar në rajon. Alul thekson se Hamasi duhet të përfitojë nga deklarat e Abbasit dhe t’i japë fund përçarjeve duke e shpërbërë Këshillin ekzekutiv në Gaza. “Shpresojmë se Hamasi nuk e humb këtë mundësi”, thotë Alul.

Ai në vijim thotë se Abbas po zhvillon takime me liderët botërorë për të qenë në anën e Al-Aksës. “Falënderojmë botën islame dhe botën arabe për qëndrimet e tyre. Situata është më serioze nga ajo që shihet. Ne shpresojmë që reagimet të jenë në madhësi të barabartë me atë të ngjarjeve. Ne kemi nevojë për qëndrime më serioze kundër pushtuesve”, thekson Alul.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Palestinezët që nga dita e vendosjes së detektorëve kanë shkuar nëpër dyert e Aksa-së dhe kanë realizuar këtu duatë dhe namazet e tyre. Ndërkaq ata shpesh u përballën me ndërhyrje të dhunshme të policisë izraelite.

Këshilli i Sigurisë në Izrael mbrëmë mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.

Izraeli nëpërmjet detektorëve metalikë të vendosur në dyert e Al-Aksës synon të sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa, i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne