Tugendhat: Provat tregojnë lidhjen PKK-YPG

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit anglez, Tom Tugendhat tha se provat e ofruara komisionit kanë bazuar lidhjen e organizatës terroriste PKK me YPG-në.

“Në këtë aspekt qeveria angleze duhet të qartësojë se çfarë pozicioni mban. Qëndrimi aktual i Ministrisë së Jashtme është i paqëndrueshëm” tha Tugendhak.

Ky komitet pas një pune 3-mujore publikoi një raport prej 33 faqesh për lidhjen e organizatës terroriste PKK/YPG në Siri.

Duke i bërë një vlerësim këtij raporti, Tugendhak tha: “Provat e ofruara gjatë studimit bazuan lidhjen e organizatës terroriste PKK me YPG-në. Por Ministria e Jashtme angleze duket se është e pavendosur edhe në lidhje me prezencën e këtyre lidhjeve. Kjo është e pabesueshme”.

Ai u shpreh gjithashtu se Turqia e sheh YPG-në si një organizatë terroriste të lidhur me PKK-në kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njëjtën organizatë e shohin si aleate në luftën kundër DAESH-it dhe siguron armë për të. Në këtë aspekt Anglia duhet të qartësojë se çfarë pozicioni mban./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne