Tunizi, qeveria nxjerr ushtrinë në rrugë për të shtypur protestat

Më shumë se 300 persona janë arrestuar gjatë natës, pasi qeveria tuniziane nxori në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në vazhdim. Aktivistët e opozitës kanë akuzuar autoritetet për një goditje të ashpër.

Të mërkurën mbrëma, një turmë protestuesish i vunë zjarrin ndërtesës së sigurisë kombëtare në Thala, pranë kufirit algjerian, duke shkaktuar që policia të ikë dhe të dërgojë ushtrinë. Tunizia ka vendosur mijëra trupa në të gjithë vendin mes trazirave.

“Në koordinim me autoritetet civile, më shumë se 2,000 trupa ushtarake janë vendosur për të mbrojtur institucionet sovrane dhe objektet jetësore“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Belhassen al-Waslati.

“Në fazën e parë [të vendosjes], 2,000 ushtarë u dërguan të martën në mbrëmje në 123 pjesë të ndryshme të vendit”.

Al-Waslati shtoi se që nga e mërkura mbrëma ky numër ishte rritur në më shumë se 2,100.

Protestat kanë shpërthyer në Tunizi që nga e hëna mbi planin e ri buxhetor të paraqitur nga qeveria tuniziane më 1 janar, e cila përfshin rritjen e çmimit të karburantit dhe rritjen e taksave.

Çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu me rreth 8 për qind çdo vit që nga revolucioni i vitit 2011, ndërsa papunësia qëndron në mbi 15 për qind.

Demonstratat janë shoqëruar me dhunë dhe të paktën një person është raportuar të ketë humbur jetën gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë të hënën.

Qeveria tuniziane, një koalicion i fraksioneve islamike, sekulariste dhe të pavarura, kanë akuzuar elementë kriminalë dhe opozitarë se qëndrojnë pas protestave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne