Turi terroristik i John McCain nuk e harroi Shqipërinë!

Dr. Hamid Rahimpur

Krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk po mundohen të jenë të pranishëm në qarqet evropiane dhe perëndimore në nivel diplomatik, por deri më tani nuk kanë patur sukses në këtë drejtim dhe as amerikanët përkundër vendeve evropiane, akoma nuk e kanë lejuar Maryam Rajavi, liderën e Muxhahedine Khalk, të hyjë në vendin e tyre.

Vizita e fundit në Shqipëri e John McCain, një figurë e njohur e republikanëve të Amerikës dhe takimi i tij me Maryam Rajavi, lideren e grupit terrorist Muxhahedine Khalk, në Shqipëri mund të vlerësohet gjithashtu në kuadër të këtyre përpjekjeve.

Muxhahedine Khalk duke u shoqëruar me një ndjenjë zhgënjimi pas ndryshimit të qasjes së hapur të Shtëpisë së Bardhë pas largimit të kësaj organizata nga lista terroriste e Amerikës, po mundohet që duke vendosur kontakte me disa funksionarë amerikanë të vet, të tregohet aktive në skenën politike të këtij vendi. Në këtë takim që u organizua me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist, Mayam Raxhavi vlerësoi përpjekjet e pakursyera të këtij senatori amerikan në mbështetje ndaj grupit Muxhahedine Khalk dhe transferimin e strukturave të këtij grupi terrorist jashtë Irakut. John McCain gjithashtu në fjalën e tij duke akuzuar Iranin, pretendoi se Irani, Bashar Asad dhe ISIS të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ka shprehur shqetësimet e tij për zgjerimin e terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Natyrisht se shqetësimet e John McCain për zgjerimin e terrorizmit paraqitën në kohën kur përveç mbështetjes së hapur të tij ndaj grupit terrorist Muxhahedine Khalk, fotografitë e takimeve të tij me krerët e grupeve terroriste takfiriste në Siri janë publikuar në masë të gjerë në sferën virtuale. Mbështetja e John McCain ndaj terrorizmit dhe ndaj grupeve terroriste nuk kufizohet vetëm me grupin terrorist Muxhahedine Khalk, sepse ndoshta asnjë funksionar i huaj në Lindjen e Mesme gjatë viteve të kaluara nuk ka mbështetur dhe nuk armatosur grupet terroriste më shumë se sa vetë ai. Ai në këtë drejtim është në avancim shumë të madh në krahasim me të gjithë funksionarët e tjerë të qeverisë amerikane dhe ka zhvilluar shumë vizita për tu takuar me terroristët. Në vitin 2011, John McCain ishte prijës dhe mbështetës kryesor i planeve të CIA-s për mbështetje ndaj “kryengritësve libianë”. Kjo është në kohën kur lideri i kryengritësve libianë do të thotë Abdulhakim Al-Hasidi kishte pohuar bashkëpunimin e tij me organizatën terroriste Al Kaida dhe vetëm disa muaj më vonë pikërisht këta kryengritës ngritën flamurin e Al Kaidas mbi godinën e gjykatës kryesore në qytetin Benghazi. Në Siri, gjithashtu John McCain që nga fillimi i krizës në këtë vend, kërkonte armatosjen e terroristëve sirianë. Vitin e kaluar John McCain ka zhvilluar një vizitë në Siri për tu takuar me krerët e lartë të brigadave Asifat të Veriut (grupi që kishte deklaruar besëlidhjen me organizatën terroriste Al Kaida).

Takimi i John McCain me terroristët gjakpirës sirianë kishte ngjallur protesta edhe tek bashkpartiakët e tij. Lui De Mort, anëtar i Partisë Republikane të Amerikës, në mënyrë të qartë deklaroi se opozitarët sirianë me të cilët është takuar John McCain, janë terroristë të lidhur me rrjetin e organizatës terroriste Al Kaida. Duhet pyetur se një person i cili nuk ka mision tjetër për vete, përveç mbështetjes ndaj terrorizmit dhe terroristëve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe gjatë tre viteve të kaluara ka shfrytëzuar të gjithë kapacitetin e tij për armatosjen dhe mobilizimin e terroristëve në Siri dhe Irak dhe janë publikuar në mënyrë të hapur fotografi të takimeve të tij me krerët e grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra dhe ka shkruar disa letra në mbështetje ndaj grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe ka mbajtur fjalime në mbështetje ndaj terrorizmit, si mund të shprehë brengosje dhe shqetësime të thella për përhapjen e terrorizmit në Lindjen e Mesme??? Përgjigja është shumë e qartë. Ekziston mundësia që edhe ai ashtu sikur shumë bashkëpartiakë të tij, duke dhënë deklarata në favor të grupit terrorist Muxhahedin Khalk, synon të kthejë përsëri në xhepin e tij paratë të cilat i ka dhënë qeveria amerikane për grupin terrorist Muxhahedine Khalk!/ Fondacioni Habilian/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne