Turisti kroat humb portofolin, i riu nga Saranda ia kthen me postë në Kroaci

Nëse mjaft raportime të medieve të huaja i përshkruajë shqiptarët si trafikantë apo dhunues, ka mjaft të tjerë që eksportojnë vlerat tona reale përmes shembullit që japin.

Së fundmi një turist kroat ka mbetur i befasuar nga ajo që i ka ndodhur në Shqipëri ku ai ka humbur portofolin ditën e fundit të pushimeve në Sarandë.

Pas kthimit në Kroaci, kur nuk kishte më shpresë se mund ta gjente, atij i ka ndodhur diçka që nuk e kishte menduar kurrë.

Portofoli dhe gjithçka kishte brenda i ka mbërritur me postë në shtëpi.

I riu Alban Koka që ka gjetur portofolin, ia ka dërguar shoqëruar me një shënim miqësor: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”

Fill pas kësaj, kroati e ka ndarë ngjarjen me miqtë e tij në rrjete sociale ku shqiptarët janë komplimentuar.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra”, nënvizon ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne