Turizmi dentar, në Shqipëri…për një dhëmballë

Shqipëria, deri dje shihej nga të huajt si një vend i vogël që nuk ofronte asgjë as për vendasit e vet, e për të huajt ishte i frikshëm. Tani duket se është tërheqëse, madje edhe për shërbime cilësore ndaj atyre që as nuk na konsideronin.

Prej 9 vitesh Dritan Gremi, ish-emigrant në Itali, është rikthyer për të sjellë ai në Shqipëri, italianë dhe jo vetëm, duke u ofruar turizëm dentar.

“Vij nga Belgjika. Më leverdis t’i bëj dhëmbët në Shqipëri. Të buzëqeshësh këtu të kushton më pak sesa në Belgjikë”, tha belgu Jean Luc.

“Unë jam nga Kalabria. Kam bërë dhëmbët, 10 implante e 28 kurora. Kjo është buzëqeshja ime. Më kanë rinuar 20 vite. Për më tepër më kanë zbavitur shumë, sepse kam shëtitur. Njoha Tiranën, më çuan edhe në Vlorë, ku kaluam një ditë të mrekullueshme, hëngrëm një ushqim shumë të mirë”, tha Mariantonietta Misas.

Mesatarisht 25 të huaj në ditë, zviceranë, belgë, gjermanë, spanjollë e italianë, të nxitur nga motoja me të cilën është ngritur ky biznes “Të udhëtosh dhe të buzëqeshësh”, i drejtohen kësaj klinike dentare.

“Përtej kurimeve dentare dhe shërbimeve stomatologjike, ne ofrojmë edhe turizëm. Pacientët, kur vijnë te ne, qëndrojnë të paktën 5-6 ditë çdo herë dhe jo të gjithë ditën e kalojnë në klinikë. Në varësi të kohës që ata kanë në dispozicion, ne organizojmë ture të shkurtra. Kryesisht të Tiranës, 20-30 minuta larg, si Petrela, Lundra, Dajti, etj., por i çojmë edhe në Durrës, Krujë apo Vlorë”, shprehet biznesmeni Dritan Gremi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne