Turizmi shqiptar ka c’të mësojë nga artizania iraniane

GJERGJI THANASI

Në hollin e Hotelit “Parsia Grand Hotel” në Isfahan të Iranit më tërhoqi vëmendjen një zonjë, një artizane, e cila në ambjentet e hotelit prodhonte suvenire për turistët. Ushtrimi i artizanatit nga zonja iraniane, Masomeh Tava Kolian (zonja në fotot ilustruese)besoj se mund të merret si shembull edhe nga operatorët turistikë shqiptarë.

Fatkeqësisht sot tregun e suvenirëve në Shqipëri e kanë akaparuar prodhimet në seri “Made in China”. Si Kulla e Sahatit në Tiranë, si Torra Veneciane në Durrës, si Kalaja e Krujës apo e Beratit, si përkrenarja ashtu edhe një larmi bustesh të Skënderbeut të tëra prodhohen në seri në fabrikat kineze. Shqiptarët kthehen thjesht në shitës me pakicë të mallrave kineze. Artizananti shqiptar me përjashtim të ca qëndizmave e copave të endura në avlëmënd (kryesisht me motive zadrimore apo të Malësisë së Madhe ) thjesht ka vdekur. Për turp të zotit edhe qeleshja shqiptare (e llojeve dhe krahinave të ndryshme) prodhohet në seri në fabrikat kineze. Ka ardhur koha, që njëlloj si kjo zonja iraniane, në hollet e hoteleve më të mira shqiptare t’u lirohet vendi papagesë mjeshtrave shqiptarë të artizanatiti, që në prezencë të turistëve të prodhojnë mrekullitë, që ata dinë të nxjerrin nga duart e tyre. Në këtë mënyrë ata do fitojnë më shumë,se i shesin prodhimet artizanale me cmime “turistike”. Turistët do të kenë një atraksion turistik më shumë, po edhe pronarët e hoteleve dot’u ofrojnë bujtësve të huaj edhe dicka më shumë,pra do ta bëjnë hotelin e tyre më interesant ëpr turistët. Është një situatë e tipit ëin-ëin, që sa më shpejt duhet të jetë prezente në hotelet tona.

Zonja iraniane kishte shumë dëshirë të vinte në Shqipëri dhe të ushtronte zejen e saj (me histori (rreth 2 000 vijecare) në hollin e një hoteli luksoz shqiptar. Mendoni për një cast t’i ofrosh turistëve norvegjezë, polakë, sllovakë apo edhe japonezë në vend të mallarave prodhuar në seri në fabrikat kineze, “xhevahirë” të artizanatit shqiptar e si një surprizë e këndshme edhe “prodhime” të mrekullueshme të dala nga duart e kësaj mjeshtres iraniane. Fatkeqësisht një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse segmente kuislinge të Qeverisë së “Rilindjes” Rama u kan dhënë urdhër autoriteteve konsullore shqiptare, që të përdorin cdo sebep të mundshëm për të mos pajisur me vizë shtetas iraniane, se na qenkan terroristë, vrasës,kamikazë e më the të thashë.

Pavarësisht nga burokracia e vartësve të ministrit të jashtëmshqiptar, terjaqi “bananesh” braziliane, biznesmenët shqiptarë në fushën e turizmit nuk do bënin keq ta kishin parasysh sugjerimin tim modest. Artizanë shqiptarë, pse jo edhe kjo artizania iraniane në hollet e hoteleve më luksoze e më prestigjoze shqiptare do ishte i dobishëm për tad he për të ardhmen e artizanatit shqiptar!!!!!!/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne