Turkish Airlines dërgon 60 ton ndihma ushqimore në Somali

“Aeroplani i Turkish Airlines mbërriti. Ai mban më shumë se 60 ton ndihma humanitare. Turkish Airlines ndihmon Somalinë #loveArmyFor Somalia “, theksoi Turkish Airlines në Twitter

Turkish Airlines do të transportojë 60 ton ndihma në Soma

Një avion mallrash i Turkish Airlines me mbi 60 ton ndihma ushqimore dhe furnizime mjekësore mbërriti në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të martën si pjesë e një fushate të ndihmës globale të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aeroplani i Turkish Airlines mbërriti. Ai mban më shumë se 60 ton ndihma humanitare. Turkish Airlines ndihmon Somalinë #loveArmyFor Somalia “, theksoi Turkish Airlines në Twitter.

Zyra e kompanisë ajrore në Mogadishu po ashtu konfirmoi për AA se avioni ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar Adan Adde.

Që nga viti 2011, Turkish Airlines ka qenë transportuesi i vetëm ajror ndërkombëtar që i ka shërbyer Somalisë, e cila këtë vit është përballur me kërcënimin e urisë.

Qeveria turke të dielën dhuroi afër 170 ton ndihma ushqimore pasi zëvendëskryeministri turk Veysi Kaynak vizitoi Mogadishun./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne