Turkmenët e Irakut në mbështetje të Turqisë

Kryetari i Frontit Turkmen në Irak, Ershet Salihi tha se sulmet spekulative ndaj Turqisë janë të padrejta.

“Ne i kuptojmë lojërat që luhen në rajon. Jemi gjithmonë pranë Turqisë” tha ai.

Në deklaratën e bërë, Salihi tha se sot Turqia është vënë në shënjestër nga disa qarqe dhe ata (turkmenët) nuk do të pranojnë kurrë një gjendje të tillë.

Ai theksoi se mbështesin shtetin dhe ekonominë turke dhe shtoi: “Turkmenët e Irakut dhe Fronti Turkmen në Irak janë të vetëdijshëm për lojërat që po luhen. Embargot që kërkohen ti vihen Turqisë nuk janë të çfarëdoshme. Ne jemi gjithmonë pranë Turqisë”.

Lideri turkmen, Salihi tha se ata nuk janë ndarë nga Turqia dhe shtoi: “Sot të gjithë jemi në shënjestër. Të marrësh Turqinë në shënjestër do të thotë të na marrin edhe ne në shënjestër. Gjendja në Kirkuk, gjendja e turkmenëve në Irak dhe Siri është një zhvillim që është i lidhur me njëri tjetrin në rajon. Fuqizimi i lirës turke na bën edhe ne të fuqishëm”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne