Turqi – Arrihet në marrëveshje për liberalizimin e pjesshëm të vizave me Rusinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dha një sihariq për botën e biznesit, ku bëri të ditur se Turqia dhe Rusia arritën në marrëveshje për liberalizimin e pjesshëm të vizave.

Ministri Çavusoglu gjatë darkës së shtruar nga Këshilli i Eksportuesve të Turqisë (TIM) të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) iu drejtua ambasadorëve pjesëmarrës në Konferencë që po mbahet në Ankara.

Gjatë fjalimit të tij ministri Çavusoglu tha se me homologun e tij rus, Sergey Lavrov kanë zhvilluar një takim në Ankara, ndërsa shtoi se “Kemi arritur në marrëveshje për liberalizimin e pjesshëm të vizave për biznesmenët turq, posaçërisht për ngasësit e maunave dhe kamionëve, bartësve të pasaportave zyrtare dhe të atyre të shërbimit”.

Shefi i diplomacisë turke tha se vendimi do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, ndërsa shtoi se “Grupet e punës të të dyja vendeve do të takohen pas festës së Bajramit të Kurbanit dhe kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi”.

Ai gjithashtu shtoi se do të vazhdojnë me punime për të liberalizuar vizat edhe me vendet tjera./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne