Turqi – Bajrami festohet me entuziazëm në të gjithë vendin

Festa e Kurbanit të Bajramit festohet me entuziazëm në të gjithë vendin.

Në mëngjes qytetarët u dyndën drejt xhamive për të falur namazin e Bajramit.

Në Stamboll një pjesë e qytetarëve e falën namazin në Xhaminë e Sulltan Ejubit.

Për shkak të namazit të Kurban Bajramit xhamitë sot u përballën me një fluks të madh.

Kurse në Ankara një pjesë e besimtarëve namazin e Kurbanit të Bajramit e falën në Xhaminë e Haxhibajramit. Pas namazit qytetarët u përshëndetën dhe iu uruan njëri-tjetrit festën e Bajramit.

Edhe xhamitë e Edirnesë u përballën sot në mëngjes me fluksin e madh të besimtarëve për shkak të namazit të Kurban Bajramit. Disa qytetarë namazin e Bajramit e falën në xhaminë historike të Selimijes, xhamia e Selimit, vepra më e mirë e arkitekt Sinanit.

Edhe në qytetin Denizli shumë qytetarë u dyndën në mëngjes drejt xhamive për të falur namazin e Bajramit.

Po ashtu edhe në Izmir qytetarët shkuan drejt xhamive. Të vegjël e të mëdhenj që erdhën në Xhaminë e Hoxhazadesë në lagjen Alsancak të Konakut u rreshtuan krahë përkrah njëri-tjetrit për të falur bashkë namazin e Kurban Bajramit.

Për shkak të namazit të Kurban Bajramit fluks të madh pati edhe në xhamitë e Malatyas. Në qytezën Darende disa qytetarë iu uruan Bajramin njëri-tjetrit në oborrin e xhamisë së Somuncu Babait.

Situata ishte e njëjtë edhe në Bursa, ku disa qytetarë preferuan Xhaminë e Madhe (Ulu) për të falur namazin e Kurban Bajramit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne