Turqi, brenda 7 ditëve neutralizohen 28 terroristë

Në aksionet antiterroriste të organizuara në Turqi nga 24 shtatori deri më 1 tetor janë neutralizuar 28 terroristë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Në njoftimin thuhet se periudhën e lartpërmendur janë kryer 2.429 operacione. Janë arrestuar 5.072 persona, prej tyre 681 për shkak të lidhjeve me terrorizmin, 4.202 për shkak të trafikimit dhe tregtisë me drogë, dhe 187 në kuadër të luftës kundër migracionit ilegal.

Kur është fjala për luftën kundër terrorizmit 171 persona janë arrestuar për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste PKK/KCK, gjashtë me organizatat majtiste, 43 me DEASH-in dhe 461 me organizatën terroriste FETO.

Gjatë aksioneve të organizuara për shtatë ditë janë neutralizuar 28 terroristë, prej tyre nëntë janë vrarë, 11 janë plagosur ose janë kapur, ndërsa tetë janë dorëzuar.

Në tre provinca në Turqi janë shkatërruar 11 depo, strehimore dhe shpella, si dhe shtatë mjete shpërthyese. Janë konfiskuar 13 bomba dore, 506 kilogramë eksplozivë, 20 copë armë dhe 1.567 copë municion.

Gjatë luftës kundër narkotikëve, janë konfiskuar më shumë se 1.54 ton lëndë narkotike.

Krahas kësaj, janë ndaluar 8.610 migrantë të padeklaruar, prej tyre 485 në hapësirën detare të Turqisë. Pjesëtarët e forcave të sigurisë arrestuan 187 persona për shkak të dyshimit se kanë organizuar kalimin ilegal të kufirit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne