Turqi: Inxhinierët i ndërrojnë vendin xhamisë së vjetër që peshonte 4,600 ton (video)

Pjesa e fundit e Xhamisë Ejub që peshonte 2,650 ton, është transportuar nga vendi i saj historik Hasankeyf për në vendin e saj të ri me anë të mjetit SPT me 352 rrota.

Procesi thuhet se ka zgjatur rreth 6 orë, ndërsa rruga ishte rreth 6 kilometra deri në destinacion, Parku i Ri Kulturor.

Disa pjesë të mureve të kopshtit që peshonin nga 115 ton secili, u transportuan të ndarë në 6 pjesë.

Një tjetër monument kolosal guri i quajtur Zeynel Bey u zhvendos duke përdorur teknologji të ngjashme vitin e kaluar. Ky veprim vjen për shkak të ndërtimit të digës  së katërt më tëmadhe në Turqi dhe qyteti i lashtë i Hasankeyf rrezikohej nga përmbytjet.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ybFopYYOPDg?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne